Zbulon profesori Smaka: Dekreti i Presidentit për Qeverinë e re shuan shpresat për dekriminalizimin e drejtësisë përmes Ligjit Veting

  • 26 May 2020 - 06:50
Zbulon profesori Smaka: Dekreti i Presidentit për Qeverinë e re shuan shpresat për dekriminalizimin e drejtësisë përmes Ligjit Veting

" Në rrethana shoqërore–politike, ca më të rëndomta do të mundë të pritej sukses i konsideruar në procesin e nevojshëm të Vetting-ut por aktualisht pas miratimit të Mocionit për mos besim ndaj Qeverisë aktuale dhe kërkesës së Presidentit për formim të Qeverisë nga opozita e cila është e kontestuar, për një periudhë të caktuar nuk do të mundë të llogaritet në asnjë hap përpara në atë drejtim”, thotë doktor Riza Smaka.

Image
Riza Smaka

Profesori i së drejtës, doktor Riza Smaka nuk beson që gjatë këtij mandati të qeverisjes, Kuvendi i Kosovës do të arrij ta miraton Ligjin Veting, edhe nëse krijohet Qeveri e re sipas dekretit të Hashim Thaçit. Profesor Smaka vlerëson se mocioni i mosbesimit e ka prishur tërësisht planin për të ecur parapara në reforma të thella, në të gjitha fushat, të cilat ishin përpara me programin e Qeverisë Kurti, kështu që tani me rrethanat politike dhe shoqërore kanë pësuar aso goditje të rëndë që gjithçka duhet të niset nga fillimi. Nga ky aspekt shihet vetëm shprehje e vullnetit të mirë politik edhe deklarimi i Kryetares së Kuvendit Vjosa osmani, për nevojën e bërjes së Ligjit Veting gjatë këtij mandati në vazhdim.

" Në rrethana shoqërore – politike, ca më të rëndomta do të mundë të pritej sukses i konsideruar në procesin e nevojshëm të Veting-ut por aktualisht pas miratimit të Mocionit për mos besim ndaj Qeverisë aktuale dhe kërkesës së Presidentit për formim të Qeverisë nga opozita e cila është e kontestuar, për një periudhë të caktuar nuk do të mundë të llogaritet në asnjë hap përpara në atë drejtim”, thotë doktror Riza Smaka.

Rrethanat mundë të ndryshojnë, sipas profesorit Smaka, nëse Kushtetuesja do të sillte opinion kundër dekretit të Presidentit dhe në favor të Qeverisë Kurti. “ Nëse Gjykata Kushtetuese do të vendoste në favorin e Qeverisë aktuale pa dyshim se rrjedhat do të pasonin volitshëm edhe referuar Veting-ut. Ndryshe është nevojë imediate për reformim të Sistemit të Drejtësisë dhe të Administratës Publike si dhe rregullimi i Qeverisë sipas Ligjit për qeverinë e jo sikundër deri tani sipas legjislacionit sekondar të cilin ekzekutivi në çdo mandat mundë ta modifikoj sipas hireve dhe interesave politike të veta, deri në zgjidhje ekstreme ashtu që ta zëmë të formohej një qeveri nga 30 ministra”, thotë doktor Riza Smaka.

(Kosova Sot Online)