Kosovari që vdiq nga koronavirusi u siguroi familjeve të varfra pakistaneze ujë të pijshëm

  • 26 May 2020 - 07:41
Kosovari që vdiq nga koronavirusi u siguroi familjeve të varfra pakistaneze ujë të pijshëm

Myshyr Shabani, bashkatdhetari nga Gjilani i cili vdiq në kohë pandemie në Gjermani, ka qenë bamirës i madh.

Humanizmi i tij kishte mbërritur edhe në Pakistan kur nga pasuria e tij që e kishte fituar në Gjermani, e ka hapur një pus, duku u siguruar ujë të pijshëm disa familjeve të varfra atje.

Myshyr Shabani vdiq më 6 maj, por projekti i tij i bamirësisë përfundoi sot.

Pusi që rrjedh ujë të pijshëm është emërtuar me emrin e Myshyr Shabanit.

Ky nuk është rasti i vetëm prej humanisti nga Myshyri.

I ndjeri u kishte ndihmuar, po ashtu, edhe gjashtë familjeve shqiptare për t’ua rregulluar dokumentacionin e lejeqëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman.


Përndryshe, Myshyr Shabani kishte emigruar në Gjermani në vitet 90-ta, ndërkaq e ka bërë punën e floktarit.


(Kosova Sot Online)