Çfarë vendimi morën Princ William dhe Kate për fëmijët e tyre për shkak të ‘Covid-19’?

  • 26 May 2020 - 11:19
Çfarë vendimi morën Princ William dhe Kate   për fëmijët e tyre për shkak të ‘Covid-19’?

Pandemia e ‘CoronaVirus’ përfshiu edhe pallatin mbretëror, pari Princ Charles u infektua dhe u vetizolua menjëherë pas këtij momenti. Së fundmi duket se dhe Princ William së bashku me partneren e tij.

Kate Middleton kanë vendosur të kujdesen maksimalisht për fëmijët e tyre. Burime pranë dyshes kanë treguar për ‘The Sunday Times’ se ata kanë vendosur të mos i çojnë në shkollë edhe për muajt në vazhdim, Princeshën Charlotte dhe Princin George.

Ky vendim lidhet me sigurinë e shëndetit të fëmijëve, për aq kohë sa pandemia e ‘Covid-19’ nuk ka marrë fund ende.

(Kosova Sot Online)