Historia prekëse e qenit që e pret pronarin e vdekur nga koronavirusi në Wuhan

  • 26 May 2020 - 13:32
Historia prekëse e qenit që e pret pronarin e vdekur nga koronavirusi në Wuhan

Një qen besnik pret tre muaj për pronarin e tij në një nga spitalet në Wuhan, edhe pse ai ka vdekur nga COVID-19.

Qeni ka fituar zemrën e punëtorëve në spital që nga dita që ai erdhi bashkë me pronarin e tij, i cili ishte i infektuar me COVID-19 në shkurt.

Fatkeqësisht pronari i tij nuk do të kthehet më, qenushi shtatë vjeçar mashkull, akoma pret në spital duke kërkuar gjithandej për të.

Një person vendosi të kujdesej për të dhe i dha emrin Xiaobao që do të thotë “thesar i vogël”.

(Kosova Sot Online)