Sveçla takon komandantin e KFOR’it: Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

  • 26 May 2020 - 19:01
 Sveçla takon komandantin e KFOR’it: Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi.

“Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19″, njofton Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publik.

“Të dy bashkëbiseduesit u pajtuanse gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, por apeluan që përkundër zbutjes së kufizimeve që do të ndodhin gjatë ditëve në vijim, qytetarët të jenë të kujdesshëm”, bën të ditur MPBAP.

(Kosova Sot Online)