Paralajmëron Krasniqi: Po e ndjekin Vjosa Omanin nga LDK-ja, ja çfarë pasojash do të ketë partia e Isa Mustafës

  • 28 May 2020 - 18:11
Paralajmëron Krasniqi: Po e ndjekin Vjosa Omanin nga LDK-ja, ja çfarë pasojash do të ketë partia e Isa Mustafës

“Nuk e kuptoj me çfarë fytyre flasin njerëzit e kësaj partie, kur me vetëdije të plotë i kanë bërë dëme këtij vendi. LDK thirret si parti me vlera dhe demokraci. Kurse në anën tjetër i tregon derën njerëzve që e kanë shpëtuar partine nga fundosja. Në kohën e presidentit Rugova me të vërtetë kishte vlera, por jo edhe në kohën e Isa Mustafës. Vjosa Osmanin edhe mund ta shkarkojnë, por a janë të vetëdijshëm këta që largimi i Vjosës do të thotë edhe largimi i mbi 70% të elektoratit. Në zgjedhjet e fundit LDK-në e votuan për hir të Vjosës, dhe jo për hir të Skënder Hysenit apo Melihate Tërmkollit”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Analisti politik Faik Krasniqi, ka reaguar ndaj paralajmërimit të Haki Rugovës, kundër Vjosa Osmanit, për përjashtimin e saj nga LDK- pasi ajo ditë më parë u deklarua hapur për raportet e mira miqësore që akoma i ruan me Albin Kurtin, kryeministër në detyrë, raporte këto të ndërtuara edhe nga jeta parlamentare në opozitë por edhe pas marrëveshjes për koalicionin qeverisës mes LDK-së dhe LVV-s. Analisti Krasniqi thotë se paralajmërimi për përjashtim të Vjosa Osmanit nga LDK, është sjellje tipike diktatoriale, dhunim i demokracisë dhe shpërfillje e votës së elektoratit të LDK-së, i cili u mobilizua vetëm falë kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës.

Faik Krasniqi thotë se sikur Vjosa Osmani të mos ishte kandiduar për kryeministre nga LDK, votat e LDK-së në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar do të ishin përgjysmë më pak dhe kështu LDK-ja do të radhitej në bisht të subjekteve të tjera politike.

Image
Faik Krasniqi

“Kam thëne edhe më herët. Gabimi më i madh i Vjosa Osmanit është kandidimi për kryeministre. Është dashur fare të kandidoj për kryeministre. Pastaj do ta kishim parë sa vota do të kishte fituar LDK-ja. Prej vdekjes së presidentit Rugova, kësaj partie ja ka parë sherrin gjithë Kosova. Koalicionet me PDK, po ashtu edhe partitë e tjera që janë fajtore për shkatërrimin e Kosovës. Kulmi ishte votimi i Hashim Thaçit president”, thotë analisti Faik Krasniqi.

Paralajmërimi kërcënues ndaj Vjosa Osmanit, për largimin e saj nga LDK, sipas Krasniqit, është hapi më i turpshëm që mundë ta mendon dhe merr dikush në këtë subjekt politik, të cilit Vjosa Osmani ja ka shtuar për rreth 70% numrin e votave në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

“Nuk e kuptoj me çfarë fytyre flasin njerëzit e kësaj partie, kur me vetëdije të plotë i kanë bërë dëme këtij vendi. LDK thirret si parti me vlera dhe demokraci. Kurse në anën tjetër i tregon derën njerëzve që e kanë shpëtuar partine nga fundosja. Në kohën e presidentit Rugova me të vërtetë kishte vlera, por jo edhe në kohën e Isa Mustafës. Vjosa Osmanin edhe mund ta shkarkojnë, por a janë të vetëdijshëm këta që largimi i Vjosës do të thotë edhe largimi i mbi 70% të elektoratit. Në zgjedhjet e fundit LDK-në e votuan për hir të Vjosës, dhe jo për hir të Skënder Hysenit apo Melihate Tërmkollit”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)