"Qartet" Serbia, Mali i Zi zgjeron listën e vendeve me të cilat hap kufirin mes tyre edhe Kosova

  • 29 maj 2020 - 10:30

Trupi kombëtar koordinues (NKT) ka kumtuar se në propozim të Institutit Shëndetësor Publik të Malit të Zi (IJZCG) ka vendosur që nga 1 qershori të lejoj hyrjen e qytetarëve të huaj në Malin e Zi, pa vendos karantinë dhe vetizolim, nëse shkalla e rasteve me virus Corona është më e vogël se 25 në 100 mijë banorë në vendin prej nga vjen ai në Malin e Zi, ka publikuar në rrjetin special Qeveria e Malit të Zi, shkruan “Blic”.

Si thuhet më tutje në publikimin e Qeverisë nga 1 qershorit do ju lejohet hyrja qytetarëve të vendeve që e kanë nën kontroll përhapjen e virusit.

Sipas hartës së publikuar me vendimin e qeverisë malazeze që ka shpallur kryeministri Dushko Markoviç kësaj liste tashmë i është shtuar edhe Kosova.

Nga NKT kanë thënë se në listën që do freskohet në baza javore gjenden ato vende që kanë më pak se 25 raste në 100 mijë banorë siç janë: Sllovenia, Islanda, Kroacia, Sllovakia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Norvegjia, Monako, Kosova, Gjermania, Hungaria, Danimarka, Lituania, Letonia, Azerbejxhani, , Luksemburgu, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Izraeli, Maqedonia Veriore, Republika e Irlandës, Çekia , Estonia dhe Finlanda.

“Mali i Zi nuk mbyll kufijtë, përkundrazi ne hapim kufijtë në harmoni me rekomandimet  e ekspertëve me shumë vende të botës, në të mirë të qytetarëve dhe turistëve që do vizitojnë vendin këtë verë” ka thënë kryetari i NKT, Milutin Simoviç për Vijesti.

(Kosova Sot Online)