BE: Vendimi i Kushtetueses të respektohet, të merren hapat e duhur për implementimin e tij

  • 29 May 2020 - 11:14
BE: Vendimi i Kushtetueses të respektohet, të merren hapat e duhur për implementimin e tij

Bashkimi Evropian bën thirrje që të gjithë akterët politik në Republikën e Kosovës të respektojnë vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës rreth çështjes së dekretit të presidentit Hashim Thaçi.

Kështu ka thënë se zëdhënësja e BE’së, Ana Pisonero, e cila ka theksuar se janë në dijeni të vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit të Kosovës për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Pisonero ka thënë se BE bënë thirrje që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të implementuar vendimin e Kushtetueses pasi siç thotë ajo një gjë e tillë ndërlidhet me respektimin e parimit kryesor që është sundimi i ligjit.

“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta zbatuar atë. Kjo ka të bëjë me respektimin e një parimi kryesor të sundimit të ligjit”, ka thënë Pisonero.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur në favor të Dekretit të presidentit Hashim Thaçi përmes të cilit ka nominuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër të ri.

Zhvillime të tilla kanë ardhur pas rrëzimit të Albin Kurtit përmes një mocioni të mosbesimit. Institucionet e reja tashmë pritet t’i krijojë Lidhja Demokratike e Kosovës në bashkëpunim me AAK-në e Haradinajt dher NISMA’n.


(Kosova Sot Online)