E thotë profesor Burjani: Liderët uzurpator të shtetit dhe pushtetit, instalojnë diktaturën në parti politike

  • 29 May 2020 - 17:04
E thotë profesor Burjani:  Liderët uzurpator të shtetit dhe pushtetit, instalojnë diktaturën në parti politike

“Këta lider pushtetin e shohin më të rëndësishëm se shtetin dhe shëndetin. Kjo u pa dhe po shihet për çdo ditë. Derisa populli nuk vetëdijesohet do të ketë telashe dhe probleme të kësaj natyre dhe do të ballafaqohet me varfërinë dhe jo zhvillimin ekonomik. Tash situata është zgjedhe e merr , ose duhet të zgjidhen e votohen parti të tjera që janë gjithsej 71 të regjistruara ose në këto katër a pesë parti dhe të vazhdojnë skamjen e popullit”, thotë profesori Blerim Burjani.

Eksperti i legjislacionit zgjedhor, njohës me përvojë i skenës politike të pas luftës në Kosovë, Blerim Burjani, vlerëson se për këto dy dekada të kaluara në liri, në demokracinë e re, Kosova akoma nuk po arrin ta ndërton një frymë pro evropianë të politik bërjes, pasi që liderët e partive politike,po e luajnë rolin e pronarit të partisë dhe nuk lejojnë reforma e ndryshime pozitive në hap me kohën. Kjo gjendje, sipas Blerim Burjanit, po i kthen qytetarët e Kosovës në vasaliteti ndaj liderit partiak i në vartës ekstrem, robër apo skllav të pronarëve, liderëve partiak që anashkalojnë vullnetin e elektoratit për reforma në parti dhe ndryshime pozitive në shoqëri. Prandaj Burjani thekson se me këtë mentalitet politik nuk mundë të shkohet në integrimet evropiane, por është koha që të vetëdijesohet qytetari për ti nxjerr nga skena politike uzurpatorët e tillë që dinë të prodhojnë kriza dhe luajnë me vullnetin qytetar, sikur që vepruan edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, duke u bashkuar rrjeti i krimit të organizuar për rrëzimin e Qeverisë së posa formuar, të cilën e shfrytëzuan vetëm për miratimin e ligjit të buxhetit, dhe u bashkuan si një subjekt i vetëm politik për të ja marr mandatin, pavarësisht dallimeve politike që i kanë në deklarimet e tyre publike.

Image
Blerim Burjani

“Problemi kryesor mbetet qytetari dhe vetëdijshmi i tyre pra i shumicës, deri më tash kemi aktiv vetëm elektoratin e këtyre partive. Populli ende nuk është i gatshëm që të ndryshoj këtë klase politike PAN dhe LDK dhe VV. Nuk kemi ende qartësim të vetëdijesandaj edhe për një kohë mund të kemi telashe të njëjta, këto parti nuk i intereson a është pandemi këta duan pushtet si në pandemi. Kështu nuk shkohet përpara në integrimet evropiane me këtë mentalitet politik. Pra këto parti janë vetë problemi social i shtetit, e sektori privat nuk ka para më të paguaj këtë klasë politike dhe ta mbaj si parazit apo edhe më keq të vazhdojnë të pasurohen pa bazë”, thotë Blerim Burjani.

Sipas Burjanit qëllimi i liderëve të këtyre partive politike, që janë mësuar në pushtet, është kapja e shtetit, sundimi dhe uzurpimi dhe jo interesi i qytetarit. “Këta lider pushtetin e shohin më të rëndësishëm se shtetin dhe shëndetin. Kjo u pa dhe po shihet për çdo ditë. Derisa populli nuk vetëdijesohet do të ketë telashe dhe probleme të kësaj natyre dhe do të ballafaqohet me varfërinë dhe jo zhvillimin ekonomik. Tash situata është zgjedhe e merr, ose duhet të zgjidhen e votohen parti të tjera që janë gjithsej 71 të regjistruara ose në këto katër a pesë parti dhe të vazhdojnë skamjen e popullit”, thotë profesori Blerim Burjani.

(Kosova Sot Online)