Suksesi i Zelandës së Re, nxjerr nga spitali dhe pacientin e fundit me Covid-19

  • 29 maj 2020 - 23:05
 Suksesi i Zelandës së Re, nxjerr nga spitali dhe pacientin e fundit me Covid-19

Zelanda e Re nuk ka asnjë pacient me koronavirus në spital dhe nuk ka zbuluar asnjë rast të ri për pesë ditë. Edhe pacienti i fundit që ishte në spital ka dalë i shëruar plotësisht, ka deklaruar ministria e shëndetësisë. Kjo është një sukses i madh që Zelanda ka arritur në luftën kundër koronavirusit.

Zelanda e Re konfirmoi rastin e saj të parë më 26 shkurt, kështu filloi bllokimin e saj të plotë më 26 mars.

Suksesi i arritur i vendit ka bërë që brenda disa javëve të hiqet plotësisht bllokimi dhe të rihapë udhëtimet me Australinë.

Tabela zyrtare tregon se në Zelandë ka pasur 1.504 infektuar deri të premten e kaluar dhe numri nuk është rritur. Numri i të vdekurve është 21 dhe nuk është rritur që nga 6 maji.

Momentalisht vetëm 21 njerëz janë të infektuar nga virusi, por asnjëri prej tyre nuk është i sëmurë aq sa t’i duhet trajtim në spital.

21 pacientë që kanë vdekur kanë qenë mbi moshën 60 vjeç. Zelanda e Re ka realizuar 267,435 testime dhe ka gati 200,000 pajisje të tjera testimi në magazinë, sipas shifrave zyrtare.

(Kosova Sot Online)