Alarmon Kuçi: Kosova një monarki kushtetuese që po i rrezikohet edhe territori nga ndarja

  • 31 May 2020 - 08:10
Alarmon Kuçi: Kosova një monarki kushtetuese që po i rrezikohet edhe territori nga ndarja

“Që nga fillimi e gjitha ka qenë e kurdisur dhe vetëm me një kryeministër të dobët në krye të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi mund të bëjë çfarë të dojë në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe këtë gjithmonë e duan ndërkombëtarët. Ndërkombëtarëve u intereson një zgjidhje dhe jo se çfarë zgjidhje, dhe kur Kosovës nuk i intereson se çfarë zgjidhje pse duhet të i interesoj në këtë rast Grenellit. Ky i fundit ka një agjendë shtetërore të tij ta shtyj përpara dhe të ruaj një vijë gjeopolitike qoftë edhe me ndarjen e Kosovës. Kosova nga tani mund të quhet një monarki kushtetuese”, thotë politologu Gurakuç Kuçi

Image
Gurakuç Kuçi

Politologu Gurakuç Kuçi, nuk e sheh as rastësi, por as të drejtë, vendimin e Gjykatës kushtetuese i cili e vlerësoj të drejtë dhe në harmoni me kushtetutën dekretin e Hashim Thaçit për ti dhënë mandat LDK-së dhe kandidati t ë saj për kryeministër Avdullah Hotit, që ta bëjë qeverinë e re, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti. Krejt ky skenar, sipas politologut Kuç, është i mirë analizuar, duke kërkuar një kandidat të dobët për kryeministër dhe një subjekt politik pa parime të qëndrueshme, në mënyrë që Hashim Thaçi ta arrij qëllimin e tija, ta dërgon misionin e tij deri në fund, për arritjen e marrëveshjes së kompromisi me Serbinë, madje edhe duke e shndërruar vendin në monarki kushtetuese, për qka ka ndikuar në Gjykatën kushtetuese për ta dhënë interpretimin ligjor në favor të dekretit të cilin ai e ka shpallur.

“Që nga fillimi e gjitha ka qenë e kurdisur dhe vetëm me një kryeministër të dobët në krye të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi mund të bëjë çfarë të dojë në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe këtë gjithmonë e duan ndërkombëtarët. Ndërkombëtarëve u intereson një zgjidhje dhe jo se çfarë zgjidhje, dhe kur Kosovës nuk i intereson se çfarë zgjidhje pse duhet të i interesoj në këtë rast Grenellit. Ky i fundit ka një agjendë shtetërore të tij ta shtyj përpara dhe të ruaj një vijë gjeopolitike qoftë edhe me ndarjen e Kosovës. Kosova nga tani mund të quhet një monarki kushtetuese”, thotë Politologu Gurakuç Kuçi.

Madje sipas Kuçit, në këtë mandat të legjislativit po shihet qartë se është siguruar edhe përbërja e shumicës së deputetëve dhe partive politike, që për të ruajtur interesat e tyre, janë gati të votojnë cilën do marrëveshje me Serbinë, qoftë edhe atë për ndarje të territorit, vetëm e vetëm që të ruajnë përfitimet e tyre grupore e personale.

“Ne e dimë që edhe në zgjedhjen e deputetëve bëhen manipulime të mëdha dhe deputet bëhen vetëm ata që dëshiron kryetari i partisë dhe jo që marrin votat e qytetarit, kur kësaj ia shtojmë tani edhe pa-rëndësinë e daljes si partia e parë por vetëm rëndësinë e kalimit të pragut dhe shumicës parlamentare atëherë e gjitha bëhet një manipulim tamam si në monarkitë kushtetuese. Plani është që marrëveshja shumë shpjet të arrihet dhe kjo nëse vazhdon me këtë qasje do të arrihet, dhe vetëm ndonjë trazirë eventuale mund ta ndalë këtë rrugëtim gjë që prapë kjo është larg-mendsh. Ndërsa AAK-ja dhe Ramush Haradinaj tani për ta rregulluar imazhin para SHBA-së dhe mbetur në pushtet janë të gatshëm të pranojnë çdo kërkesë të Serbisë qoftë edhe ndryshim territoresh”, thotë politologu Gurakuç Kuçi.

(Kosova Sot Online)