Një shofer tenton t’i shtypë me cisternë shumë protestues në Minneapolis të ShBA-së

  • 01 June 2020 - 10:33
Një shofer tenton t’i shtypë me cisternë shumë protestues në Minneapolis të ShBA-së

Shoferi i një cisterne duket se qëllimisht është përpjekur ta shtypë turmën e protestuesve në një urë në Minneapolis. Sidoqoftë, asnjë protestues nuk u godit nga kamioni.

Një grumbull i madh i protestuesve e kishin bllokuar urën perëndimore “Interstate 35” afër qendrës së qytetit Minneapolis të dielën në mbrëmje, kur ata e panë një kamion që po vinte me shpejtësi drejt tyre, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)