Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve e dasmave nuk lejohen

  • 01 June 2020 - 10:38
Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve e dasmave nuk lejohen

Dje në një mbledhje qeveria në detyrë mori vendim për lehtësimin e masave në luftën ndaj pandemisë COVID-19.

Kështu që nga sot hyri Faza e Tretë, e cila parasheh edhe një rikthim drejt normalitetit, ku janë hapur aktivitete biznesore, përfshirë edhe gastronominë dhe kufijtë tokësorë.

Ndërsa Ministria e Financave, në faqen zyrtare, ka publikuar edhe Urdhëresën 01/11 për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike: lejohen qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

Sipas të njëtit dokument thuhet se lejohen të operojnë: qendrat tregtare me mjedise të mbyllura lokalet e gastronomisë, duke përfshirë kafiteritë, baret dhe restorantet

Ndërsa nuk lejohet të punojnë:

klubet e natës

organizimi i ahengjeve dhe dasmave në salla të dasmave ose objekte të tjera dhe

veprimtari të ngjashme

E, operatorët përgjegjës për qendrën tregtare duhet të marrë edhe disa masa të cilat janë të figuruara në këtë urdherëse, masa këto mbrojtëse kundër COVID-19 të rekomanduara nga IKSHPK.

Derisa, thuhet tutje se inspektorët komunalë në bashkëpunim me inspektorët e MEPTINIS-it do të mbikëqyrin zbatimin e kësaj urdhërese.


(Kosova Sot Online)