Turqia lehtëson masat e izolimit, rihap restorantet dhe parqet

  • 01 June 2020 - 11:01
Turqia lehtëson masat e izolimit, rihap restorantet dhe parqet

Restorantet, kafenetë dhe parqet janë rihapur nga e hëna në Turqi. Në këtë shtet janë larguar kufizimet edhe në transportin ndër-urban.

Qeveria e presidentit Rexhep Erdogan ka filluar t’i lehtësojë masat e izolimit në javët e kaluara pasi autoritetet kanë thënë se pandemia është nën kontroll, shkruan “Reuters”.

Deri më tani, në Turqi janë regjistruar mbi 4,500 të vdekur nga koronavirusi dhe më shumë se 160 mijë janë infektuar.

Përpos restoranteve dhe kafeneve, punën nga e hëna do ta rifillojnë pishinat, bibliotekat dhe muzetë.

(Kosova Sot Online)