Ambasadorja e SHBA-ve, BE-ja dhe ambasadori i Britanisë takim në zyrën e Bashës

  • 01 June 2020 - 13:02
Ambasadorja e SHBA-ve, BE-ja dhe ambasadori i Britanisë takim në zyrën e Bashës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha do të zhvillojë një seri takimesh të rëndësishme këtë të hënë në orën 15:00 në selinë blu, teksa mbrëmjen e djeshme palët nuk arritën të gjenin një akord për reformën zgjedhore, premtim që kreu i PD-së e bëri para ambasadores amerikane disa ditë më parë, se më 31 maj reforma do të arrihej.

Kujtojmë se këtë të hënë të tre ambasadorët kanë reaguar në lidhje me mosgjetjen e një dakordësie mes palëve për reformën zgjedhore. Veçanërisht ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, e cila foli për ‘opsione të pazbatueshme’ dhe ‘kushte të reja’ të nxjerra në tavolinën e këshillit politik.

(Kosova Sot Online)