E thotë Gërvalla: Gjykata Kushtetuese krijoi precedent të ri, shkelë partinë fituese dhe faktorizon humbësit e zgjedhjeve, të dytin dhe të tretin

  • 01 June 2020 - 13:31
E thotë Gërvalla: Gjykata Kushtetuese krijoi precedent të ri, shkelë partinë fituese dhe faktorizon humbësit e zgjedhjeve, të dytin dhe të tretin

“Vendimi i saj, Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit formalisht tani është sqaruar dhe situata politike në Kosovës ka marrë drejtim. Po ashtu edhe e ardhmja politike e Kosovës ka kaluar në një precedent të ri, që partinë fituese e ka disfavorizuar dhe partisë së tretë ose të katërt e ka faktorizuar, në rolin e saj karshi kushtëzimeve në koalicion, më fjalë të tjera tash e tutje nuk do të kemi fitues të zgjedhjeve por do të kemi dhe do të shohim vetëm pazare politike, sa jep partia e parë dhe sa jep partia e dytë”, thotë Ardit Gërvalla, magjistër i shkencave juridike.

Image
Ardit Gërvalla

Njohësi i fushës së të drejtës Ardit Gërvalla, vlerëson se me vendimin më të ri të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e Presidentit Thaçi për formimin e Qeverisë së re, përfundimisht është zhvlerësuar dhe pesha e votës shumicë, fitorja e një subjekti politik dhe e drejta për ta bërë Qeverinë, sipas rezultatit të zgjedhjeve, por tash e tutje kjo do të arrihet të bëhet vetëm sipaspazareve të grupeve të interesit, që është një dhunim ekstrem i demokracisë dhe vullnetit qytetar.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetues është vendim i pa apelueshëm, është arbitri i vetëm dhe i fundit për të dhënë vendime bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vendimi i saj, Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit formalisht tani është sqaruar dhe situata politike në Kosovës ka marrë drejtim. Po ashtu edhe e ardhmja politike e Kosovës ka kaluar në një precedent të ri, që partinë fituese e ka disfavorizuar dhe partisë së tretë ose të katërt e ka faktorizuar, në rolin e saj karshi kushtëzimeve në koalicion, më fjalë të tjera tash e tutje nuk do të kemi fitues të zgjedhjeve por do të kemi dhe do të shohim vetëm pazare politike, sa jep partia e parë dhe sa jep partia e dytë”, thotë Ardit Gërvalla, magjistër i shkencave juridike.

Ky lloj grusht shteti mbi të drejtën dhe Kushtetutë, sipas Ardit Gërvallës, ka ndodhur jo në shenjë të respektimit të ligjit, por në shenj të arbitraritetit të individit dhe të interesave tepër të ngushta të lakmisë për pushtet të disa partive politike, të cilat me vite sillen mbi ligjet dhe Kushtetutën. “Situata politike në Kosovë ka vite që ka ndryshuar sipas tekeve të disa partive politike, Kosova nëse është e kapur politikisht në shumë institucione dhe borde, pse nuk mund të themi se e ka të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese? Natyrisht se nuk mund të flasim për të gjithë gjyqtarët, por edhe mënyra e zgjedhjes së tyre pashmangshëm se i nënshtrohet kalkulimeve politike, që derivatisht të dërgon të ajo se mund të ketë dyshime në vendimet e saja”, thotë Ardit Gërvalla.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin e saj, prandaj spektri politik duhet ta respektoj sepse zgjidhje tjetër, sipas Gërvallës, fatkeqësisht nuk ka si alternativë për të mos e pranuar dhe kundërshtuar atë, edhe pse tani me një vendim në emër të zbatimit të kushtetutës, por vritet vullneti qytetar. “Kushtetuta është shprehje e vullnetit të popullit e materializuar në dokument, nëse vullneti i popullit ka ndryshuar atëherë ka ndryshuar edhe Kushtetuta edhe pse jo formalisht.

E gjitha kjo duhet të dëshmohet në zgjedhjet e tjera të ardhshme, me durim e maturi qytetare dhe organizim e mobilizim sepse vetëm vullneti i popullit mund të ndryshoj situatën në të cilën ndodhet Kosova”, thotë eksperti i së drejtës , magjistri i shkencave juridike Ardit Gërvalla.

(Kosova Sot Online)