E thotë profesor Kelmendi: Ja pse Hashim Thaçi & kompanit do ta bllokojnë ligjin Veting

  • 01 June 2020 - 18:20
 E thotë profesor Kelmendi: Ja pse Hashim Thaçi & kompanit do ta bllokojnë ligjin Veting

“Nuk ka fuqi që i shtyn deputetët e të gjitha subjekteve për ta votuar një ligj të tillë. At nuk e votojnë as deputetët e LDK-së, as të PDK-së, as të AAK, NISMES AKR, madje do të ketë edhe deputet të VV-së që do të votojnë kundër. E gjithë kjo për faktin se nga këto parti janë grupet e milionerëve dhe të shkelësve të ligjit që duhet të jenë në burg. Ndaj nuk do të votojnë kundër vetes së vetë. Dhe, nëse votohet, ky ligj duhet të kaloje te Thaçi. Ai nuk e nënshkruan kurrë këtë ligj që do ta dëmtojë shumë atë dhe grupet e tija kriminale në vend. Pra, nuk mendoj se do të kemi në këtë legjislaturë Ligj për Veting. Deklaratat e politikanëve për ligj janë vetëm të karakterit politik, sepse dihet se kjo nuk shkon në Kuvend”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

Ndonëse koalicioni LVV-LDK nuk është më ai që ishte zotuar dhe e kishte futur në programin qeverisës me prioritet reformën në sistemin e drejtësisë, e në këtë kuadër edhe Ligjin Vetin, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani është e përkushtuar që ta shtyn përpara këtë reformë, duke mos u tërhequr nga Vetingun për gjyqtarët dhe prokurorët, një ligj të cilin së bashku me LVV-në e parët premtuar si top prioritet të qeverisjes në këtë mandat dhe legjislaturë të Kuvendit të Kosovës. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit të saj me ambasadoren suedeze Karin Hernmarck Ahliny ka thënë se për Kosovën Vetingu është parakushti kryesor për funksionim të sistemit gjyqësor dhe për funksionimin e mirëfilltë të shtetit. Ajo ka thënë se pa rishikimin funksional të sistemit gjyqësor, ku do të përfshihej edhe procesi i Vetingut, nuk do të ketë drejtësi të mirëfilltë dhe sundim të ligjit. Po ashtu në cilësinë e Kryetares së Kuvendit ajo ka kërkuar edhe bashkëpunim me partner vendor e ndërkombëtar, që do ta përkrahin e mbështesin nismën lidhur me Vetingun në drejtësi.

Pavarësisht vullnetit të mirë që ka Kryetarja e Kuvendit zonja Osmani, profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi thotë se edhe në këtë legjislaturë politika nuk do të lejon miratimin e këtij ligji, sepse numri i deputetëve të ndikuar nga krimi i organizuar në Kuvend është i madh, madje ka edhe në radhët e LVV-së.

Image
Muhamet Kelmendi

Prandaj rruga deri të Ligji Veting, sipas Kelmendit do të jetë mjaft e vështirë. “Vetingu në sistemin e drejtësisë, madje edhe në fushat tjera, jo vetëm nëpër gjykata e prokurori, ka rëndësi jetike për funksionimin e shtetit ligjor. Pa një sistem të pastër dhe funksional, profesional dhe ligjor, shteti nuk ndërton sistem juridik ligjor. Kjo tashmë dihet.

Çështja është si të përgatitet projektligji dhe Kuvendi ta voton një projekt të tille për tu bërë ligj funksional. Në këtë anë janë dy pengesa të mëdha para propozuesit të Projektligjit mbi Veting. 1. Bërja e votave të nevojshme në Kuvend për të miratuar atë ligj dhe 2. Nënshkrimi i Ligjit nga Presidenti i vendit për tu futur në veprim. Votat në Kuvend është shumë vështirë për tu bërë”, thotë Muhamet Kelmendi.

Kundërshtimi i parë i bërjes së ligjit Veting, sipas Kelemdni janë deputetët, por nëse këtu arrihet ndonjë marrëveshje eventuale për ta kaluar atë, Ligji Veting sipas tij do të bllokohet nga Presidenti Thaçi sepse ai është një nga figurat qendrore që do të ballafaqohet dhe të bije viktimë e këtij ligji. “Nuk ka fuqi që i shtyn deputetët e të gjitha subjekteve për ta votuar një ligj të tillë. At nuk e votojnë as deputetët e LDK-së, as të PDK-së, as të AAK, NISMES AKR, madje do të ketë edhe deputet të VV-së që do të votojnë kundër. E gjithë kjo për faktin se nga këto parti janë grupet e milionerëve dhe të shkelësve të ligjit që duhet të jenë në burg. Ndaj nuk do të votojnë kundër vetes së vetë. Dhe, nëse votohet, ky ligj duhet të kaloje te Thaçi. Ai nuk e nënshkruan kurrë këtë ligj që do ta dëmtojë shumë atë dhe grupet e tija kriminale në vend. Pra, nuk mendoj se do të kemi në këtë legjislaturë Ligj për Veting. Deklaratat e politikanëve për ligj janë vetëm të karakterit politik, sepse dihet se kjo nuk shkon në Kuvend”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)