Kjo është lista e detyrave të Qeverisë në ardhje, para fillimit të dialogut me Serbinë

  • 02 June 2020 - 07:07
Kjo është lista e detyrave të Qeverisë në ardhje, para fillimit të dialogut me Serbinë

“LDK-ja me partnerët që po pretendon ta bëjë qeverinë në vazhdim, nëse i bën numrat për krijimin dhe votimin e Qeverisë së re, duhet që së pari të fokusohet urgjentisht në stabilizimin e rrjedhave shoqërore, politike dhe ekonomike brenda vendit, ta rregulloj ekonominë në vend, duke e ditur që nga kriza ka filluar ta rrezikon vendin që nga viti i kaluar pas dorëheqjes së Qeverisë së PAN-i, dhe më pastaj në këtë vit kjo krizë u thellua edhe me pandeminë e koronavirusit. Nga Marsi e deri më sot shumë biznese kanë pësuar humbje financiare, disa janë thuajse në prag te falimentimit , prandaj pa u rregulluar çështja ekonomike, unë them që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të aktual;vizohet dhe trajtohet me prioritet sikur që po diskutohet. Pra nuk duhet të ndodhë fare gjatë kësaj periudhe kohore me gjendjen në të cilën gjendet vendi edhe nga aspekti politik por edhe ai ekonomik”, thotë dardan Grapci, njohës i zhvillimeve të fushë politike dhe ekonomike.

Image
Dardan Grapci

Analisti i politikave ekonomike Dardan Grapci, duke analizuar situatën e krizës institucionale me të cilën po ballafaqohet vendi gati për një vit të plotë, që nga dorëheqja e ish Kryeministri Haradinaj në vitin e kaluar, dhe rrugëtimin deri në formimin e Qeverisë së re Kurti pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, rrëzimin e kësaj Qeverie dhe tani pritjet për formimin e koalicionit të ri në vazhdim të mandatit nga LAN-i, thotë se prioritet i kësaj Qeverie duhet të jetë fokusi në zhvillimin dhe stabilizimin e ekonomik dhe të lihet për një kohë tjetër agjenda politike e zhvillimit dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë. Grapci thekson se pa stabilitet të brendshëm politik dhe ekonomik, nuk ka asnjë kuptim fillimi i dialogut me Serbinë sepse parësore duhet të jetë situata stabile në vend dhe perspektiva e garantuar për qytetarët.

“LDK-ja me partnerët që po pretendon ta bëjë qeverinë në vazhdim, nëse i bën numrat për krijimin dhe votimin e Qeverisë së re, duhet që së pari të fokusohet urgjentisht në stabilizimin e rrjedhave shoqërore, politike dhe ekonomike brenda vendit, ta rregulloj ekonominë në vend, duke e ditur që nga kriza ka filluar ta rrezikon vendin që nga viti i kaluar pas dorëheqjes së Qeverisë së PAN-i, dhe më pastaj në këtë vit kjo krizë u thellua edhe me pandeminë e koronavirusit. Nga Marsi e deri më sot shumë biznese kanë pësuar humbje financiare, disa janë thuajse në prag te falimentimit, prandaj pa u rregulluar çështja ekonomike, unë them që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të aktual;vizohet dhe trajtohet me prioritet sikur që po diskutohet. Pra nuk duhet të ndodhë fare gjatë kësaj periudhe kohore me gjendjen në të cilën gjendet vendi edhe nga aspekti politik por edhe ai ekonomik”, thotë Dardan Grapci, njohës i zhvillimeve të fushë politike dhe ekonomike.

Vetëm pas stabilizimit të rrjedhave të brendshme në shtetin e Kosovës, dhe përgatitjes së platformës së qartë për bisedime, tek atëherë thotë grapci, mundë të riaktivizohet edhe dialogu me Serbinë, pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në këtë shtet fqinjë. “Sa i përket zgjedhjeve ne Serbi që do të mbahen më 21 Qershor, unë i bëjë apel Qeverisë së re që mos të ndikohen nga kjo, por le ti shikojnë problemet brenda territorit të Kosovës e jo jashtë saj, ndryshe Kosova nuk është pjesë e Serbisë dhe neve nuk duhet aspak të na interesoj ky problem. Ne duhet ti bëjnë si duhet detyrat tona shtetërore. Kështu që Kosova ka kohë të mjaftueshëm për rregullimin dhe ndërtimin e qartë të platformës me kritere dhe parime, si dhe mos të nguten, por le të jenë të vëmendshëm dhe të qartë gjatë përcaktimit të kritereve. Pra, sa i përket negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit, ato duhet të shtyhen për një kohë më të përshtatshme, nuk duhet të ndodhin me urgjencë dhe nën presion të askujt, për shkak se këto bisedime më shumë do i bëjnë dem Kosovës se sa që do të mundë të sjellin ndonjë zhvillim të shpejtë me interes për vendin”, thotë analisti Grapci.

(Kosova Sot Online)