Trumpi kërcënon se do ta përdorë ushtrinë për t’i përfunduar kryengritjet

  • 02 June 2020 - 09:27
Trumpi kërcënon se do ta përdorë ushtrinë për t’i përfunduar kryengritjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta angazhojë ushtrinë për t’i ndalur protestat në vendin e tij pas vdekjes së një njeriu me ngjyrë gjatë arrestimit nga policia.

Ai tha se nëse autoritetet e qyteteve dhe shteteve dështojnë për t’i kontrolluar protestat dhe siç tha ai, për t’i mbrojtur banorët e tyre, ai do ta angazhojë ushtrisë dhe sipas tij, do ta zgjidhë shpejt problemin për ta.

Katër policë janë qëlluar me armë në Missouri dhe dy persona janë raportuar të vrarë gjatë trazirave në Chicago. Rrethanat e këtyre incidenteve janë të paqarta, shkruan “BBC”.

Dhjetëra qytete amerikane kanë vendosur orë policore gjatë natës. Qyteti i Nju Jorkut është nën orë policore deri në orën pesë të mëngjesit, ndërsa kryeqyteti Uashington D.C. e ka zgjatur orën policore edhe për dy net të tjera.

Protestat në Shtetet e Bashkuara shpërthyen pasi në internet u publikua një video ku afrikano-amerikani George Floyd mbahej i shtrirë në tokë nga një polic, i cili për disa minuta ia mbajti gjurin mbi qafë. Rasti ndodhi të hënën e kaluar, më 25 maj.

(Kosova Sot Online)