Mbi 46 mijë nënshkrime pro zgjedhjeve

  • 02 June 2020 - 21:40
 Mbi 46 mijë nënshkrime pro zgjedhjeve

E nisën mbledhjen e nënshkrimeve në formë elektronike. Por, një gjë e tillë nuk po ju mjafton.

Kjo është arsyeja pse Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve në të gjitha qendrat e Kosovës.  Përmes këtij peticioni kjo parti politike po kërkon zgjedhje.

Organizatorët shprehen të kënaqur me numrin e nënshkrimeve të mbledhura deri me tani.

Ndërsa, sipas Valdrin Ahmetit nuk ka ndonjë afat se kur do të përmbyllet nënshkrimi i këtij peticioni.

E ndonëse moti ishte me shi, kjo nuk po i pengon disa qytetar që të nënshkruaj këtë peticion.

Ata shpresojnë se veprimi i tyre do të ndikojë në shkuarjen e vendit në zgjedhje.

Mbledhja e nënshkrimeve në mënyrë fizike ka filluar në orët e hershme të mëngjesit në tërë komunat e Kosovës.

Mirëpo në Obiliq ky proces nuk ka nisur edhe aq mirë.

Deri më tani janë mbledhur mbi 46 mijë nënshkrime në peticionin e nënshkruar online.

(Kosova Sot Online)