Figurat kryesore të VV’së jashtë Kuvendit e Qeverisë

  • 02 June 2020 - 22:09
 Figurat kryesore të VV’së jashtë Kuvendit e Qeverisë

Glauk Konjufca për shumë vjet ka qenë një nga deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës. Ai si shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, mbahet në mend për përplasjet e ashpra me kundërshtarët politik.

Për qejf i kishte përplasjet me ish kryetarin e kuvendit Kadri Veselin e shpesh here në qendër të fjalimeve të tij ishte presidenti Hashim Thaci.

Por kishte edhe momente kur Glauk Konjufca argëtonte të gjithë deputetet të Kuvendit të Kosovës.

Qëndrime të forta në Kuvend sa ishte deputet shprehi edhe lideri i VV’së, Albin Kurti.

Përballje të ashpra me kundërshtarët politik pati e dhe kur u bë kryeministër.

I tillë ishte edhe ky rast në ditën e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij.

Por Albin Kurti e Glauk Konufca,  pavarësisht, se janë dy më të votuarit e zgjedhjeve të 6 tetorit nga LVV, nga e mërkura mund të mbesin pa ndonjë funksion në institucione.

Madje nuk do të jenë pjesë as të Kuvendit.

Të njëjtin fat si të kryeministrit në detyrë, e Ministri i Punëve të Jashtme, mund ta kenë edhe Albulena Haxhiu, Haki Abazi e Arben Vitia.

Kjo situatë, sipas Cakollit do ta afektoj edhe grupin parlamentar të VV-së.

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës si Kurti, Konjufca, Abazi, Haxhiu kanë lëshuar postin e deputetit, për të marrë përgjegjësi të reja duke u ngarkuar me poste ministrore e qeveritare në Qeverinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)