E thotë analisti Shkodra: Me heqjen dorë nga reciprociteti me Serbinë hiqet dorë nga të çenurit shtet i pavarur

  • 03 June 2020 - 07:03
E thotë analisti Shkodra: Me heqjen dorë nga reciprociteti me Serbinë hiqet dorë nga të çenurit shtet i pavarur

“Me këtë shihet edhe një rënie perde, por edhe maskat duket se kanë rënë dhe si të tilla dhe nuk fshehin më asgjë në këtë akt të kësaj drame. Reciprociteti është masë e në qytetërime dhe në epoka të ndryshime, një barazim të dyanshëm apo të shumanshëm. Asgjë e shpikur. Pos, nëse mendohet, se Serbia mund të bëjë çfarë të dojë në këtë truall të Kosovës edhe më tutje, kjo është një lajthitje qytetare në Republikën tonë, pa sovranitet. Ngase Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje, por kërkon treg të dhunshëm në Kosovë. Madje edhe përforcime politike me tendenca të ndarjes së Kosovës”, thotë analisti Shkodra.

Image
Shefik Shkodra

Reagimi i Presidentit Hashim Thaçi kundër masave të reciprocitetit të cilat i vendosu së fundi, qeveria në detyrë dhe kryeministri Albin Kurti ndaj Serbisë, si dhe paralajmërimi iu menjëhershëm nga kryeministri në ardhje Avdullah Hoti për ta anuluar atë vendi, dhe shumë vendime të tjera të Qeverisë Kurti, kanë hasur në kritika të ashpra edhe te analisti politik Shefik Shkodra. Sipas analistit Shkodra, Reciprociteti ndaj Qeverisë së Serbisë ka qenë vlerë programore e koalicionit LVV-LDK prandaj deklarimi i Hotit kundër kësaj mase është një absurd i llojit të vetë që dëshmon se ai nuk është vetvetja si kryeministër, po thjeshtë një servil që ndikohet dhe dirigjohet nga qarqe jashtë qeveritare, në këtë rast që i nënshtrohet edhe presionit jo të drejtë dhe jo parimor të Presidentit Thaçi. Sipas Analistit Shkodra, nënshtrimi ndaj presionit për ta hequr masën e reciprocitetit ndaj Serbisë është tregues i gatishmërisë për ta injoruan edhe pavarësinë e shtetit të Kosovës nga vetë ata që e drejtojnë shtetin

“Qeveria Kurti nuk pati mundësi të realizojë programin. Ajo u suspendua nga mocioni i partive opozitare, me insistimin e koalicionistit (LDK) dhe kreut të Republikës. Kjo Qeveri mbeti në detyrë që nga marsi e deri në këtë kohë. Sipas afateve, njëherë, hoqi taksen qind për qind, duke pasur parasysh zëvendësimin e saj me masë reciprociteti. Dhe në afat, fillimi i qershorit 2020, u vu reciprociteti masë ndaj Serbisë . Por reagimet e brendshme, dhe (disa) të jashtme, nuk janë në favor të kësaj mase. Do të thotë, kërkohet që të fshihet fare kjo masë si e tillë. Kështu vijmë deri te konstatimi se, Kosova nuk është sovrane, nuk ka pavarësi. Kosova dhe aleatët e saj, në vend se ta akuzojnë dhe ta detyrojnë Serbinë, të në tavolinë për llogaridhënie për luftën gjenocidale dhe shkatërrimin ekonomik të këtij vendi, dhe ajo të kërkojë nga Kosova marrëveshje me qytetarët e Kosovës, rregullisht politika shqiptare detyrohet, që asaj t'i kërkojnë mundësi për një kusht e marrëveshje pa asnjë dëmshpërblim. Kështu është pa gjendja politike deri më tash”, thotë analisti politik Shefik Shkodra. Sipas analistit Shkodra, mos uniteti për reciprocitet dhe reagimi i ashpër për këtë masë nga presidenti dhe të tjetër, shfaq një akt tjetër në politikën kosovare. “Me këtë shihet edhe një rënie perde, por edhe maskat duket se kanë rënë dhe si të tilla dhe nuk fshehin më asgjë në këtë akt të kësaj drame. Reciprociteti është masë e në qytetërime dhe në epoka të ndryshime, një barazim të dyanshëm apo të shumanshëm. Asgjë e shpikur. Pos, nëse mendohet, se Serbia mund të bëjë çfarë të dojë në këtë truall të Kosovës edhe më tutje, kjo është një lajthitje qytetare në Republikën tonë, pa sovranitet. Ngase Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje, por kërkon treg të dhunshëm në Kosovë. Madje edhe përforcime politike me tendenca të ndarjes së Kosovës”, thotë analisti Shkodra.

Sipas tij, masa e reciprocitetit duhet të ruhet dhe zbatohet sepse si e tillë tregon identitetin dhe seriozitetin e shtetit, duke u krahasuar në mënyrat më të thjeshta të zbatimit në jetën praktike, në raportet nga më të thjeshtat ndër fqinjësore edhe brenda një shoqërie.

“Reciprociteti është fakti më i thjeshtë dhe më i pranueshëm, qoftë edhe fqinji me fqinjin e të mos flitet për shoqëritë - shtete. Ky është interesi i dyanshëm edhe politik e edhe ekonomik. Pra, është e çuditshme, në një vend të bëhet gjithë ky pështjellim nga Serbia, gjithnjë pa ndonjë rezistencë të politikës vendore. Mund të mendohet se këtë shprehje, dikush nga disa analistë, kur marrin e çojnë pluhur nëpër ato studiot televizive, sikur këtë shprehje nuk e kanë të qartë sa duhet, apo janë të detyruar, me porosi ashtu të debatojnë’, thotë analisti politik Shefik Shkodra.

(Kosova Sot Online)