Donika Kadaj s’i bashkohet grupit të AAK’së edhe pse ka shkuar në Kuvend

  • 03 June 2020 - 11:30
Donika Kadaj s’i bashkohet grupit të AAK’së edhe pse ka shkuar në Kuvend

Nga AAK’ja kanë publikuar një fotografi para nisjes së seancës ku pritet të votohet për qeverinë në krye me Avdullah Hotin.

Në faqen e grupit parlamentar të AAK’së në Facebook, në fotografinë e publikuar shihen deputetët e kësaj partie si dhe të propozuarit për ministra.

“Sot, para fillimit të seancës”, shkruhet në këtë postim.

Megjithatë, në fotografi nuk shihet deputetja Donika Kadaj që nuk dihet se a do të votojë pro qeverisë Hoti.

E njejta tashmë ka arritur në Kuvend të Kosovës.

(Kosova Sot Online)