Vjen skandali i parë me Qeverinë Hoti: Kabineti i kryeministrit çerdhe e nepotizmit dhe familjarizimit të NISMA-s së Fatmir Limajt

  • 03 June 2020 - 12:18
Vjen skandali i parë me Qeverinë Hoti: Kabineti i kryeministrit çerdhe e nepotizmit dhe familjarizimit të NISMA-s së Fatmir Limajt

”Instalimi i nepotizmit dhe jo respektimi i vlerave të njerëzve na kanë sjellë deri në këtë gjendje në të cilën gjendet shoqëria Kosovare. Sido qoftë, kjo dëshmon se secili subjekt politik i cili vjen në  pozita, më së pari po e siguron dhe rehaton atë rrethin e ngushtë familjar dhe vetëm pastaj po fillon të del më jashtë, përsëri duke pas kujdes që të rehatohen e sistemohen njerëz nga klientelat e  grupeve të ngushta të interesit, nepotizmi e familjarizimi. Kjo do të zgjas kështu derisa të  krijohet një strukturë e re politike me njerëz të vetëdijesuar të cilët konsiderojnë se shteti shkon përpara dhe zhvillohet vetëm me meritokraci, me vlera dhe jo me klane”, thotë analisti politik Ali Hertica.

Image

 Nëse nisemi nga ajo thënia se dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë do të bindemi se edhe me  Qeverinë e re të Kosovë, të koalicionit LDK-AAK-NISMA, nuk do të ketë ndryshime pozitive, por do të jetë një qeveri e nepotizmit, familjarizimit dhe e vazhdimit të traditave të kaluara të  instalimit të krimit e të korrupsionit, të zhvatjes së shtetit. Kjo tani po vërehet që nga përbërja e kupolës së Qeverisë. Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, do të jetë e këtij subjekti për Qeverinë e re.

Siç merret vesh, ajo do të jetë Zëvendëskryeministrja e re e Kosovës në Qeverinë Hoti.  Albulena Balaj – Halimaj është familjare e bashkëshortes së Fatmir Limajt, Vajza e mixhës së gruas të Fatmir Limatj. Ky fakt, sipas analistit politik Ali Hertica dëshmon më së miri se edhe nga kjo qeveri nuk vijnë ndryshimet, derisa nuk pastrohet skena politike dhe vijnë në shprehje vetëm vlerat reale dhe jo lidhte familjare e nepotizmi, sikur në këtë rast. ”Instalimi i nepotizmit dhe jo respektimi i vlerave të njerëzve na kanë sjellë deri në këtë gjendje në të cilën gjendjet shoqëria Kosovare.

Sido qoftë, kjo dëshmon se secili subjekt politik i cili vjen në  pozita, më së pari po e siguron dhe rehaton atë rrethin e ngushtë familjar dhe vetëm pastaj po fillon të del më jashtë, përsëri duke pas kujdes që të rehatohen e sistemohen njerëz nga klientelat e  grupeve të ngushta të interesit, nepotizmi e familjarizimi. Kjo do të zgjas kështu derisa të  krijohet një strukturë e re politike me njerëz të vetëdijesuar të cilët konsiderojnë se shteti shkon përpara dhe zhvillohet vetëm me meritokraci, me vlera dhe jo me klane. Edhe kjo qeveri e tanishme, edhe me Hotin e kushdo qoftë tjetër do të vazhdon  me grupe të tilla të interesit, nepotizëm e  familjarizim sikurse çdo herë në të kaluarën”, thotë analisti politik Ali Hertica.

(Kosova Sot Online)