Ky është bilanci i fundit rreth koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës

  • 03 June 2020 - 12:42
Ky është bilanci i fundit rreth koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës

Gjatë ditës së djeshme janë testuar 193 persona të dyshuar për COVID-19, ku 13 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës, mbrëmë ka publikuar rezultatet për COVID-19, mirëpo nuk ka publikuar të dhënat se nga vijnë rastet e reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot bilancin rreth koronavirusit në komunat e Kosovës, ku e para për nga numri i të infektuarve prin Prizreni, pastaj Ferizaji, i cili pason me Prishtinën dhe në vendin e katërt Vushtrria.

(Kosova Sot Online)