Gruaja nga Deçani që lëvron dhe vozit të gjitha mjetet bujqësore

  • 03 June 2020 - 15:04
Gruaja nga Deçani që lëvron dhe vozit të gjitha mjetet bujqësore

Ajne Nitaj, është një grua nga fshati Drenoc i komunës së Deçanit, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Ymer Nitaj, kanë në pronësi një fidanishte e cila merret me prodhim të materialit fidanor dhe dru-frutor që 17 vite.

Në këtë fidanishte, përveç punëtorëve sezonal, punën më të madhe e bëjnë pjesëtarët e familjes Nitaj

Ajnja, tregon se si është krah i djathtë i punës në këtë fidanishte për bashkëshortin e saj.

“Kur është t’u punu ky këtu në fidanishte, më thirrë në telefon e më thotë: “Ajnë, merre traktorin, kamionin, unë ia bi këtu se djemtë në shkolla e fakultete, e mu m’ ka dashtë me i ndihmu gjithmonë.”, ka thënë Ajne Nitaj.

Ajo ka treguar se traktorin e vozitë që 14 vite, po ashtu edhe të gjitha mjetet e tjera të punës.

Në fidanishten e familjes Nitaj kultivohen të gjitha llojet e mollave.

(Kosova Sot Online)