Analizë e fortë e ekspertit të sigurisë: Matrapazët e politikës po bëjnë tregti me shtetin

  • 03 June 2020 - 19:00
Analizë e fortë e ekspertit të sigurisë: Matrapazët e politikës po bëjnë tregti me shtetin

“Dihet fare mirë, është dokumentuar edhe mbi bazën e raporteve zyrtare, se Qeveria e mëparshme ka shpenzuar edhe paratë e taksapaguesve për të lobuar në projektin e ndryshimit të kufijve , për modifikimin e territorit. Kjo do të thotë se ka pasur angazhim serioz për të “shpërblyer” Serbinë me territorin e Kosovës, për veprimet e saja gjenocidiale kundër popullit tonë. Edhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani me të drejtë ka hetuar se disa nga ata që ishin në krye të këtij turpi dëshirojnë të kthehen dhe të na qeverisin përsëri, për ta quar deri në fund projektin e tregtisë me territore”,thotë Hajrullah Tërnava.

Eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava e e ka marr shumë seriozisht shqetësimin e ngritur nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa osmani, e cila ka paralajmëruar rrezikun e bërjes së Qeverisë së re të koalicionit LDK-AAK-Nisma me një përbërje ekskluzive që do të futet në dialog me Serbinë për ti dhënë fund projektit të filluar dhe dizajnuar nga Aleksandër Vuqi e Hashim Thaçi, finalizimit të një marrëveshje me opsionin e ndryshimit të kufijve në dëm të territorit të shtetit të Kosovës, e për interesin lakmitar e grabitqar të shtetit serb.

Ky projekt, sipas Hajrullah Tërnavës mundë të realizohet vetëm nga politikanët e dështuar në karrierë të shantazhuar, që nuk dinë ta zhvillojnë dhe të qojnë përpara politikën si art i së mundshëm, dhe punojnë kundër interesit të shtetit të tyre, deri në tradhti kombëtare.

Image
Hajrullah Ternava

“Nëse e zbërthejmë definicionin e politikës, që është art i së mundshmes, atëherë krejt kjo çfarë po ndodhë në politikën kosovare tani, po e dëshmon këtë të thënë. Këta politikanët tonë qe 20 vite e “udhëhoqën” këtë shtet të Kosovës e që me veprimet e tyre jo që e kanë udhëhequr por e kanë katandisur, dhe popullatës së ja kanë gërditur dhe ja kanë humbur shpresën për të jetuar në vendin e tyre, prandaj jo rastësisht të rinjtë e këtij vendi ditë e për ditë i kërkojnë mundësitë që të ikin në të tjera shtete për një jetë më të mirë. Tani edhe në kohërat e zgjedhjeve shumica e qytetarëve nuk dalin fare për të votuar sepse janë të zhgënjyer me të kaluarën e të zgjedhurve të tyre. Të zgjedhurit e tyre e kanë përjetua privilegj dhe jo përgjegjësi të qenunit në pushtet, si në parlament edhe në qeveri, dhe me kalimin e kohës popullata është zhgënjyer në ata që kurrë si kanë përmbushur ato premtime që ua kanë dhënë elektoratit, por kanë bërë edhe shumë të këqija Kosovës”, thotë Hajrullah Tërnava.

Tërnava e sheh serioz tani edhe rrezikun e paralajmëruar nga Vjosa Osmani për mundësinë që edhe kjo Qeveri e re të jetë në funksion të aktit të tretë të cungimit të territorit të Kosovës, pas aktit të parë që ka ndodhur me Maqedoninë, aktit të dytë që ka ndodhur me malin e Zi dhe tani i treti në pritje me Serbinë.

“Kjo mënyrë e përafrimit të të gjitha partive që u bashkuan për ta qeverisur vendin, po na dëshmon si shumë herë më parë nga partitë politike të qeverisjes së kaluar se po synojnë dhe po sistemohen edhe njëherë në pushtet, tregtarët e dikurshëm me territorin e Kosovës. Tani më të freskëta janë kohërat kur Malit të Zi iu falen 8200 hektar toke nga qeveria e mëparshme në krye me Ramush Haradinaj, e kur ky ishte si deputet në parlamentin e Kosovës, në qeverinë e mëparshme deri sa u bë Kryeministër, nuk linte fjalë ofenduese pa i përfshi të mëdhenjëtit e shtetit, si Hashim Thaçin e të tjerët, si tradhtar i vendit e të tjerët me radhë si pisa e përfitues dhe mashtrues, e sidomos kur dokumentacionin e përpunuar ja pati përplas ekspertit të gjeodezisë në fytyrë. Mirëpo pasi ju premtua vendi i Kryeministrit, pranoj t’ia falë ato pjesë të rëndësishme hiq pa bërë zhurmë e bujë Malit te Zi”, thotë Hajrullah Tërnava.

Tërnava thotë se me të drejtë denoncon kryetarja e Kuvendit dhe alarmon për skenarin e tradhtisë ndaj shtetit që po përgatitet nga kjo kastë politike sepse është e vërtetë që ka pasur angazhim ta vazhdueshëm për kompromis me Serbinë në dëm të territorit të Kosovës.

“Dihet fare mirë, është dokumentuar edhe mbi bazën e raporteve zyrtare, se Qeveria e mëparshme ka shpenzuar edhe paratë e taksapaguesve për të lobuar në projektin e ndryshimit të kufijve, për modifikimin e territorit. Kjo do të thotë se ka pasur angazhim serioz për të “shpërblyer” Serbinë me territorin e Kosovës, për veprimet e saja gjenocidiale kundër popullit tonë. Edhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani me të drejtë ka hetuar se disa nga ata që ishin në krye të këtij turpi dëshirojnë të kthehen dhe të na qeverisin përsëri, për ta quar deri në fund projektin e tregtisë me territore”,thotë Hajrullah Tërnava.

Prandaj, sipas tij, kjo Qeveri në të ardhmen, nëse arrin ta finalizon këtë projekt të nisur nga Thaçi e Vuçiq, do të mbetet një emblemë e errtë e turpit dhe e tradhtisë së kombit dhe shtetit të Kosovës, për shkak të kompromiseve që po paralajmërohen në bisedimet me Serbinë. “Me e keqja është se kanë për ta pranuar tradhtinë e bërë, nëse në bisedime me Serbinë falet veriu, Kosova ditë e për ditë po zvogëlohet, e sidomos nëse i shkëputet veriu si pjesa më e pasur e Kosovës si nga xehet që i posedon po ashtu me ujërat rezervë që i posedon Ujmani. Me këto veprime po bëhet një shkëputje nga ato pjesë që dikur ishin pjesë të shqiptarisë, të Kosovës, si Sanxhaku me Novi Pazarin dhe vazhdimësia deri te ato pjesë që Serbia i konsideron pjesë të saja që nga viti 1878, si Nishi, Prokuplja, Toplica, Kryshevci e shumë fshatra që njihen edhe sot e kësaj dite me ato mbiemrat e popullatës tonë si muhaxheri, që u shpërngulën me mbi 700 fshatra dhe tani njihen si Serbi, kurse në pavarësimin e Serbisë këto pjesë nuk ishin në kufijtë e Serbisë”, thotë eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Ternava.

(Kosova Sot Online)