Komuna e Obiliqit ndan 150.00 euro për gratë lehona

  • 04 June 2020 - 15:09
Komuna e Obiliqit ndan 150.00 euro për gratë lehona

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka nënshkruar vendimin përmes të cilit, çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit, do të i ndahet një shumë prej 150.00€, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS).

Kryetari Gashi ka theksuar se çdo kategori e shoqërisë do të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale e sidomos “gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!“ është shprehur ai.

“Sot, kam nënshkruar vendimin përmes secilit çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit do të i ndahet një shumë prej 150.00€, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS)”, ka shkruar kreu i komunes, Xhafer Gashi.

(Kosova Sot Online)