Analisti paralajmëron verë të nxehtë për Qeverinë e LAN-it: Dialogu me Serbinë prioritet programor i Qeverisë Hoti, ja cili është rreziku i ndarjes

  • 05 June 2020 - 07:07
Analisti paralajmëron verë të nxehtë për Qeverinë e LAN-it: Dialogu me Serbinë prioritet programor i Qeverisë Hoti, ja cili është rreziku i ndarjes

“Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e ka kërkuar vet Serbia, ndaj dhe përgjigja që ajo ka marrë, është përgjigja më e drejtë për Serbinë si shtet okupator i Kosovës dhe vendimi më i merituar për Kosovën e pavarur, i cili i mundëson edhe Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara si organi më i lartë juridik i saj, që ta bllokojë ndarjen e Kosovës, si dhe i obligon të gjithë, ta hedhin poshtë me vendosmëri dhe ndalojnë rreptësisht projektin kuisling Thaçi-Vuçiq për shkëmbim territoresh dhe ndryshimin e kufijve të Kosovës të vulosura nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me 22 korrik të vitit 2010 në Hagë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Një nga pikat kryesore të programit të Qeverisë Hoti e cila u votua me 61 vota në Kuvendin e Kosovës, është theksuar vazhdimi pa kushte i dialogut me Serbinë, në mënyrë që të lëvizet sa më shpejtë deri tek arritja e marrëveshjes, sikur që po e kërkojnë edhe faktorët ndërkombëtar, ndërmjetësues ne këtë proces. Ajo që sipas analistëve politik mbetet sfidë serioze e përballjes, është projekti Thaçi Vuçiq për ndryshimin e kufijve të Kosovës, shkëmbimi i territoreve si zgjidhje. Analisti politik Gani Qarri thotë se pikërisht në këtë çështje Kosova rrezikohet si shtet funksional, prandaj mbetet tek faktori evropian me ndikim që ta bllokon dhe heq nga tavolina e bisedimeve një projekt të tillë kundër të cilit është deklaruar ditë më parë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell “Ato (Kosova dhe Serbia) nuk i kanë duart e lira që të vendosin çfarëdo të duan, sepse mund të ketë edhe pasoja kolaterale në rajon. Dihet shumë mirë se sa e ndjeshme është të ndryshohen kufijtë. Nëse filloni t’i ndryshoni kufijtë në një vend, atëherë edhe të tjerët mund të thonë se duan të njëjtën gjë. Pra, gjëja më e mirë për t’u bërë është ruajtja e status quo-së dhe të shihet se si do të shkojnë negociatat. Është e qartë se ne në BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve. Po ashtu, disa shtete anëtare janë kundër çfarëdo lëvizjeje në këtë drejtim”, ka thënë Borrell.

E analisti politik Gani Qarri thotë se ky qëndrim i z. Borrel është ai që duhet ta mbajnë me konsistencë edhe zyrtarët e shtetit të Kosovës, përfaqësuesit politik në pozitë dhe opozitë, sepse dihet mirëfilli që edhe vendimi i artë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për konfirmimin e ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës, me 22 korrik të vitit 2010, si organi i nivelit më të lartë juridik të Kombeve të Bashkuara me seli në Hagë,e ka konfirmuar të drejtën e Kosovës si shtet I pa varur në këta kufij që e kanë shpallur përfaqësuesit e popullit dhe është njohur ndërkombëtarisht.

“Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e ka kërkuar vet Serbia, ndaj dhe përgjigja që ajo ka marrë, është përgjigja më e drejtë për Serbinë si shtet okupator i Kosovës dhe vendimi më i merituar për Kosovën e pavarur, i cili i mundëson edhe Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara si organi më i lartë juridik i saj, që ta bllokojë ndarjen e Kosovës, si dhe i obligon të gjithë, ta hedhin poshtë me vendosmëri dhe ndalojnë rreptësisht projektin kuisling Thaçi-Vuçiq për shkëmbim territoresh dhe ndryshimin e kufijve të Kosovës të vulosura nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me 22 korrik të vitit 2010 në Hagë”, thotë analisti politik Gani Qarri. Se Kosova ka baza të mjaftueshme për tu mbështetur në këtë mendim dhe vendim të Gjykatës ndërkombëtare, sipas Qarrit, mjafton të kujtohet edhe deklarata e Borrellit për mos ndryshim të kufijve, e që është edhe qëndrim zyrtar i shumicës së vendeve të BE-së. “Për aq më tepër, pas deklarimit të para do ditshëm personal të Borellit, tani edhe ai si Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, e ka kundërshtuar përsëri opsionin e marrëveshjes me korrigjim të kufijve me Serbinë,dhe deklarohet për një marrëveshje që do të pranohet edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare. Madje,pas kundërshtimit të vendosur të ndarjes së Kosovës nga shtetet më të fuqishme evropiane si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca etj dhe shprehjes së shqetësimit nga vendet fqinje, shihet shumë mirë se sa e ndjeshme është të ndryshohen kufijtë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)