Deputeti i VV-së : LDK-ja, leckë e Hashim Thaçit

  • 05 qershor 2020 - 07:26
Deputeti i VV-së : LDK-ja, leckë e Hashim Thaçit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës “leckë të Hashim Thaçit”.

“Ajo është vetëm një leckë e Hashim Thaçit. E përdor për një apo dy përdorime”, ka thënë ai, duke iu referuar LDK-së.

Sipas tij, presidenti Thaçi do ta përdorë “sërish” LDK-në.

“Tash e përdor për ta ndarë Kosovën dhe së dyti për t’u rizgjedhur president. Hesap nuk e bën. Çka të shtohet rreth këtij koalicioni”, ka vazhduar ai.

Ai po ashtu u ka sugjeruar mediave që Qeverinë Hoti ta quajë “Qeveria ilegale Thaçi”.

I pyetur rreth ngushtimit të hapësirës për bashkëpunim mes LVV-së dhe partive tjera, Bajqinovci ka thënë se në Kosovë do të jenë dy kampe: “Partitë e Hashimit dhe partia e Kurtit”.

Sipas tij, PDK-ja “mbase edhe e kalon pragun”.

“LVV-ja kur t’i marrë rreth 50 deputetë, qeverinë do ta bëjë me pakica”, ka thënë ai, teksa e ka shprehur bindjen se Kosova do të shkojë në zgjedhje në shtator.


(Kosova Sot Online)