Italia, ndaras nga Quinti mbështet plotësisht heqjen e reciprocitetit

  • 06 June 2020 - 14:03
Italia, ndaras nga Quinti mbështet plotësisht heqjen e reciprocitetit

Ambasada e Italisë në Kosovë ka thënë se pajtohet plotësisht me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajcak sa i përket vendimit të qeverisë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.

Ambasad italiane ka deklaruar se me vendimin për heqjen e reciprocitetit është një hap përpara për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Italia plotësisht pajtohet me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajcak. Ky është një hap i rëndësishëm përpara që duhet të inkurajojë rifillimin e shpejt të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nën mbikqyrjen e BE’së. Ne qëndrojmë të gatshëm për të përkrahur Kosovën dhe Serbinë në rrugëtimin e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane në Kosovë.

(Kosova Sot Online)