Kryeministri: Nga nesër lëvizim lirshëm për Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit

  • 07 June 2020 - 14:04
 Kryeministri: Nga nesër lëvizim lirshëm për Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Hoti ka shkruar në Facebook se nga e hëna do të lejohet lëvizja e lirë për Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit.

“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratojë “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19””, ka shkruar Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se do të rekrutohen 20 specialistë shëndetësorë të cilët do të mbikëqyrin zbatimin e masave që do të dalin nga ky manual.

(Kosova Sot Online)