Kuvendi pritet ta votojë marrëveshjen me Bankën Botërore, si ndihmë për ekonominë

  • 08 June 2020 - 14:41
 Kuvendi pritet ta votojë marrëveshjen me Bankën Botërore, si ndihmë për ekonominë

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet këtë javë, ku priten të mbahen dy seanca, njëra do të ketë nisma dhe votime, ndërsa tjetra do të jetë solemne me rastin e Çlirimit të Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë, para medieve iu është drejtuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se këtë javë priten një sërë ligjesh.

Situata me Covid-19 në Kosovë: Pesë persona në gjendje të rëndë shëndetësore

Ndër to, Osmani përmendi një marrëveshje me Bankën Botërore, e cila pret që të marrë vota të mjaftueshme.

Kurse vendimet tjera lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare, që ka një kohë që po presin në Kuvend, për shkak se nuk kanë arritur të kalonin si rrjedhojë e mungesës së një konsensusi. Ka edhe një sërë marrëveshjesh që shpresoj se do të procedohen, që në veçanti është marrëveshja me Bankën Botërore që e ndihmon Kosovën në luftën ndaj pandemisë”, tha Osmani.

“Deputetët kanë kërkuar që të kthehemi në normalitet dhe në radhë të parë iu bëjmë thirrje që të përmbahen distancës në mënyrë që të japim shembull si Kuvend i Kosovës, ashtu siç rekomandohet nga IKSHPK-së”, tha ajo

E sa i përket prezencës së medieve në Kuvend, Osmani tha se kjo gjë është e pamundur, por që tha se do t’u sigurohet sinjal për të gjithë mediet.

(Kosova Sot Online)