Këshilltari i Konjufcës i përgjigjet Thaçit për ambasadorët

  • 08 June 2020 - 14:42
 Këshilltari i Konjufcës i përgjigjet Thaçit për ambasadorët

Kreshnik Ahmeti, që kishte qenë këshilltar i ish’ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës iu është kundërpërgjigjur sot presidentit të vendit, Hashim Thaçit për deklaratën lidhur me ambasadorët.

Ahmeti në Facebook ka shkruar se është i befasuar se sa kohë po i duhet zyrës ligjore në Presidencë që të merret me propozimin e ish’ministrit Konjufca për ambasadorët.

“Thaçi paska deklaruar që Zyra Ligjore e Presidencës po merret me propozimin e ish Ministrit Konjufca për vendosjen e ligjshmërisë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, nëpërmjet kthimit të shefave të misioneve të cilët janë në një mandat të dytë e që është i jashtëligjshëm. Po më befasojnë se sa angazhim e kohë ju duhet për ta realizuar një ndër nenet më të qarta që kanë aktet ligjore e nënligjore të Shërbimit të Jashtëm:

“7.8. Të emëruarit në pozitën e Ambasadorit dhe Shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të këtij mandati, nuk konsiderohen pjesë e Shërbimit të Jashtëm”, ka shkruar ai.

Ahmeti thotë se Kosovës po i bëhet dëm i madh kur në në misione diplomatike angazhohen shefa të misioneve e diplomatë të tjerë, mandati i të cilëve cenon ligjet e vendit tonë.

“Politikat e tillë na kanë vendosur në defansivë në secilën betejë diplomatike”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)