VV akuzon “militantët e AAK’së” se ua vandalizuan tavolinën e peticionit në Pejë

  • 10 June 2020 - 17:42
 VV akuzon “militantët e AAK’së” se ua vandalizuan tavolinën e peticionit në Pejë

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, po akuzon militantët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se ua kanë vandalizuar tavolinën e peticionit në Pejë

Përmes një njoftimi në Facebook, nënkryetari i qendrës së VV’së në Pejë, Taulant Kelmendi, ka bërë të ditur se  kjo ngjarje ka ndodhur sot në sheshin e qytetit në Pejë.

“Sot në sheshin e qytetit të Pejës disa militantë të AAK-së kanë vandalizuar materialet e peticionit dhe rekuizitat e vendit ku po mblidheshin nënshkrimet e peticionit “Duam Zgjedhje” duke i kërcënuar aktivistët të largohen nga aty. Kjo sjellje agresive e tyre vjen pas përkrahjes së madhe që qytetarët po e bëjnë duke nënshkruar peticionin për zgjedhje të reja. Pushtetin nuk mund ta mbajnë pa vullnetin e popullit”, ka shkruar Kelmendi.  

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se mbledhja e nënshkrimeve po vazhdon në Pejë dhe në komunat tjera.

(Kosova Sot Online)