Hoti: Tubimi i VV’së shkeli rekomandimet e IKSHPK’së
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Hoti, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur dyshime se tubimi i partisë së pasardhësit të tij, Albin Kurti, nuk i ka respektuar këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se janë shkelur këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për mbrojtje nga koronavirusi.
“Kam frikë që ai tubim i shkel rekomandimet e institucioneve shëndetësore”, është shprehur Hoti.
(Kosova Sot Online)