Vetëvendosje: Qytetarët duan zgjedhje, sepse duan një tjetër Qeveri Kurti

  • 12 June 2020 - 22:22
 Vetëvendosje: Qytetarët duan zgjedhje, sepse duan një tjetër Qeveri Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se mijëra qytetarë, aktivistë dhe anëtarë u mblodhën në festimin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit dhe 15 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik.

Sipas VV-së, aktivistët dhe qytetarët duan zgjedhje dhe janë gati për to, sepse aktivistët dhe qytetarët duan një tjetër Qeveri Kurti, një qeveri popullore të shumicës, një qeveri të shpejt të Lëvizjes dhe një qeveri të mirë siç e meriton Kosova.

q

“Rezistenca dhe përkushtimi i sinqertë dhe i pakompromis i Lëvizjes ndër vite i ka sjellë frytet e veta me besimin e madh të popullit për të. 100 ditët e Qeverisë Kurti kanë ngjisur entuziasmin se po, një qeverisje e mirë është e mundur. Këto janë të vërteta të pakthyeshme”.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të VV-së në Facebook.

(Kosova Sot Online)