Stafi i MPJ-së testohet për COVID-19

  • 15 June 2020 - 13:23
Stafi i MPJ-së testohet për COVID-19

Janë testuar për COVID-19, rreth 30 zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pasi dje një prej zyrtareve të kësaj ministre ka rezultuar pozitiv me virusin.

Ekipet e IKSHPK-së kanë qenë në zyrat e kesaj ministrie dhe i kanë marrë mostrat e kontakteve të zyrtares së infektuar.

Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 1,183 dhe të vdekur 33.

(Kosova Sot Online)