Lajçak flet pas takimit me Osmanin, premton transparencë në dialog

  • 16 June 2020 - 19:28
 Lajçak flet pas takimit me Osmanin, premton transparencë në dialog

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Me të përfunduar takimi, Lajçak dhe Osmani u deklaruan para mediave.

Lajçak me këtë rast deklaroi se takimi me Osmanin ishte mjaft konstruktiv dhe se u dakorduan që ky proces të jetë transparent dhe të ngërthej pjesëmarrjen dhe mbështetjen më të gjerë të mundshme të partive politike dhe shoqërisë.

“E njoftova zonjën kryetare për planet tona, rreth programit tone, për metodologjinë për mënyrën se si duam të vazhdojmë në shtyrjen e këtij dialogu në një përfundim të suksesshëm pa vonesë, dhe gjithashtu theksova rëndësinë e mbështetjes sa më të gjerë të mundshme të shoqërisë për këtë dialog dhe natyrisht këtu roli i parlamentit është i pazëvendësueshëm, kështu që ne të dy ramë dakord për faktin se ky proces do të jetë transparent dhe duhet të ngërthej pjesëmarrjen dhe mbështetjen më të gjerë të mundshme të partive politike dhe shoqërisë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)