Të martën mblidhet Kuvendi, këto janë pikat e rendit të ditës

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 15:47
 Të martën mblidhet Kuvendi, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të martën.

Seanca plenare e Kuvendit i vazhdon punimet të martën, më 23.06.2020, në orën 10:00.

Në këtë seancë pritet të vazhdohen pikat e mbetura nga seanca e kaluar, e qe ka të bëj me shqyrtimin e disa marrëveshjeve në mes te Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Këto janë pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen në këtë seancë:

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

(Kosova Sot Online)