Ja çfarë thotë Limaj për zëvëndësministrat nga NISMA

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 16:47
Ja çfarë thotë Limaj për zëvëndësministrat nga NISMA

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar sot zëvendësministrat nga partia e tij që janë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK’së.

Valdete Dushica Bajrami do të jetë zv.ministre e Rinisë dhe Kulturës, Zafir Berisha do të jetë zëvendës i Agim Veliut në Ministrinë e Brendshme, Bekim Brestovci në Ministrinë e Jashtme dhe Enver Hoti në Ministrinë e Bujqësisë.

Njoftimi i plotë i Limajt:

Ju uroj punë të mbarë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, zëvendësministrave të propozuar nga Nisma Socialdemokrate dhe të emëruar nga kryeministri Hoti: Valdete Dushica-Bajrami, zv/ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zafir Berisha, zv/ministër i Punëve të Brendshme, Bekim Brestovci, zv/ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Enver Hoti, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetri, të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë.

Ju priftë e mbara!

(Kosova Sot Online)