Njohësit e arsimit thonë që Testi i Arritshmërisë dhe Maturës nuk duhet të anashkalohen

  • E.K /
  • 19 qershor 2020 - 21:04
 Njohësit e arsimit thonë që Testi i Arritshmërisë dhe Maturës nuk duhet të anashkalohen

Kishin bërë përgatitjet për testin e arritshmërisë. Por një ditë më parë nga Ministria e Arsimit njoftuan se ky test dhe ai i maturës do të shtyhen.

Kjo për shkak të numrit të lartë të rasteve me covid-19.

Madje ministri I arsimit, Ramë Likaj ka lënë hapësirë që këto teste të anulohen tërësihst nëse situate nuk përmirësohet.

E drejtori i shkollës fillore “Model”, Liridon Maliqi po e vlerëson pozitivisht një vendim të tillë.

Liridon Maliqi, drejtor i shkollës “Model”

Ai thotë që megjithatë mbajtja e testit të arritshmërisë ndikon pozitivhst në vlerësimin e mëtejmë të nxënësve.

Lajmin se testi është shtyer ka arritur edhe në shkollën “ Dëshmorët 1921”. Drejtori i shkollës thotë që 20 gushti është datë e duhur për mbajtjen e testit.

Por edhe anulimi i këtij testi sipas tij do të ishte i natyrëshëm në këtë situatë.

Fatmir Zhdrella, drejtor i shkollës “Dëshmorët 1921”, Prapashticë

Ai thotë se nxënësit nëpër zonat rurale kishin sfida për qasjen në mësimin online.

Ndërsa njohësi i arsimit, Rinor Qehaja thotë se shtyerja është e arsyeshme, mirëpo që këto teste nuk duhet të anashkalohen.

Rinor Qehaja, njohës i arsimit

Testi i artishmërisë është shtyer për datën 20 ndërsa ai i maturës për 29 gusht.

(Kosova Sot Online)