Shtetet e Bashkuara shënojnë 31,905 raste të koronavirusit për një ditë

  • S.A /
  • 20 June 2020 - 09:40
Shtetet e Bashkuara shënojnë 31,905 raste të koronavirusit për një ditë

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, 31,905 raste të koronavirusit janë konfirmuar gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin me më së shumti raste shkoi në 2,220,961, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 691 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 119,112.

Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e ShBA-së dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë, si për numrin e personave të infektuar, ashtu edhe për shifrën e viktimave.

Përhapja e pandemisë në këtë shtet është shoqëruar me përplasje mes ekspertëve mjekësorë dhe presidentit Donald Trump, i cili i ka nxitur njerëzit që për ta luftuar sëmundjen e re të përdorin zbardhues dhe ilaçe me efekte të pakonfirmuara.

(Kosova Sot Online )