Liderët e BE-së takim në korrik, diskutime për planin e rimëkëmbjes dhe buxhetin e unionit

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 10:20
Liderët e BE-së takim në korrik, diskutime për planin e rimëkëmbjes dhe buxhetin e unionit

Liderët e Bashkimit Europian do të takohen në mes të korrikut për të diskutuar për planin e rimëkëmbjes nga pandemia si dhe buxhetin afatgjatë të bllokut.

Këtë e bëri të ditur Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel pas një videokonference të liderëve ditën e djeshme ku u shpreh se në korrik do të nisin negociatat e vërteta.

“Dëshiroj të fillojmë sa më parë marrëveshjet politike me shtetet anëtare. Ne do të zhvillojmë një takim ballë për ballë në mes të korrikut” – deklaroi për mediat Michel.

Shtetet e BE-së do të diskutojnë për hapat e fundit përsa i përket planit të rimëkëmbjes pas pandemisë, një fond me vlerë 750 miliardë euro.

Ata po ashtu po bisedojnë rreth buxhetit shtatëvjeçar të bllokut, që kap shifrën prej 1,1 trilionë eurosh.

Fondi i rimëkëmbjes së BE-së ka për qëllim të ndihmojë shtetet që janë goditur më së keqi nga pandemia, por ka dallime të mëdha në mesin e shteteve rreth këtij fondi.

(Kosova Sot Online)