Hoti shijon bukuritë e Pejës derisa në parti po zihen emërime e shkarkime

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 15:32
 Hoti shijon bukuritë e Pejës derisa në parti po zihen emërime e shkarkime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot u ka dërguar një letër anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, ku ka kërkuar votim për emërimin e Avdullah Hotit nënkryetar dhe për lirimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe e anëtares së Kryesisë.

Megjithatë pavarësisht këtyre zhvillimeve, Hoti gjendet larg Prishtinës duke shijuar bukuritë e Pejës në fshatrat Drelaj, Shkrel e Stankaj.

Ai atje po qëndron bashkë me kreun e Pejës, Gazmend Muhaxherin, i cili deri në orën 19:00 duhet të deklarohet nëse e do Hotin nënkryetar ne LDK dhe nëse do ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga dy pozitat. Përgjatë vizitës në Pejë, kryeministri Hoti ka folur për zhvillimin e turizmit malor.

(Kosova Sot Online)