Burri i Vjosa Osmanit pëlqen reagimin e Xhafer Tahirit, e shpërndan në FB

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 16:33
 Burri i Vjosa Osmanit pëlqen reagimin e Xhafer Tahirit, e shpërndan në FB

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, sot i ka dërguar një letër Këshillit të Përgjithshëm të partisë për tu deklaruar me votë rreth dy propozimeve. Njëri për afrimin e Avdullah Hotit afër vetes në pozitën e nënkryetarit dhe tjetri për ta larguar Vjosa Osmanin nga dy pozitat që mbanë në parti.

Lidhur me një zhvillim të tillë ka reaguar kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se LDK e Ibrahim Rugovës nuk e ka traditë që të përjashtojë njerëzit.

E një qëndrim të tillë të Tahirit e ka pëlqyer burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, dhe të njëjtin e ka shpërndarë.

Për këtë zhvillim ka reaguar edhe Fatmir Rexhepi i cili ka thënë se nuk voton kurrë për shkarkimin e Vjosa Osmanit, derisa Melihate Tërmkolli ka thënë se duhet mbledhur Këshilli i Përgjithshëm për të diskutuar rreth një çështje të tillë, meqë sipas saj nuk është aq e thjeshtë.

(Kosova Sot Online)