Ditën kur Prokuroria dorëzoi aktakuzën, për Thaçin ishte ditë e veçantë, çfarë shkruan Çollaku

  • E.K /
  • 26 June 2020 - 15:54
 Ditën kur Prokuroria dorëzoi aktakuzën, për Thaçin ishte ditë e veçantë, çfarë shkruan Çollaku

Më 24 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar është bërë e ditur se ka paraqitur në Dhomat e Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kreu i PDK’së, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë pretendohet se janë përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku ka bërë të ditur se po atë ditë kur është dorëzuar aktakuza për shqyrtim, ka qenë ditëlindja e 52-të e presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Në një shkrim në Twitter, Çollaku ka thënë se aktakuza është ngritur si një “dhuratë për ditëlindje”.

Çollaku ka thënë se një gjë e tillë  tingëllon pothuajse e pabesueshme.

(Kosova Sot Online)