Autobusi bie nga mbikalimi në Varshavë, një i vdekur dhe 20 të lënduar

  • S.A /
  • 27 June 2020 - 08:05
Autobusi bie nga mbikalimi në Varshavë, një i vdekur dhe 20 të lënduar

Një person humbi jetën dhe 20 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në Varshavë ku u përfshi një autobus i transportit publik.

Autobusi fizarmonikë u përplas me barrierat e rrugës dhe më pas ra nga një mbikalim mbi lumen Vistola në kryeqytetin polak.

Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe hasën në vështirësi në nxjerrjen e pasagjerëve të tjerë, për shkak se autobusi punonte me gaz dhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktonte ndonjë shpërthim.

Në momentin e aksidentit në autobus udhëtonin 40 persona.

(Kosova Sot Online )

.