Vriten dy punëtorë për të drejtat e njeriut në Afganistan

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 14:26
 Vriten dy punëtorë për të drejtat e njeriut në Afganistan

Dy anëtarë të Komisionit të Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan janë vrarë pas shpërthimit të një bombe që ishte vendosur në veturën me të cilin po udhëtonin në Kabul.

Grupi për të cilin punonin dy të vrarët njoftoi përmes një deklarate se viktima të sulmit me bombë ishin Fatlima Khalil, koordinatore për donacione, dhe vozitësi Ahmad Folad, përderisa po udhëtonin drejt zyrës së punës.

“Është e patolerueshme, vrasja e mbrojtësve të të drejtave të njeriut është krim lufte në kontekstin e konfliktit të armatosur”, thuhet në deklaratën e këtij grupi, ku shtohet se stafi edhe më parë ka qenë shënjestër e sulmeve.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndërsa një zëdhënës i talibanëve ka mohuar se ata janë të përfshirë në këtë rast, shkruan “Reuters”.

Kombet e Bashkuara dhe fuqitë e huaja, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Turqinë, e dënuan sulmin e së shtunës.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera janë duke u munduar t’i bindin palët e konfliktit që t’i fillojnë negociatat e paqes. Në shkurt të këtij viti, ShBA-ja dhe talivanët e nënshkruan një marrëveshje për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani me qëllim të hapjes së rrugës për t’i dhënë fund luftës së gjatë.

(Kosova Sot Online)