Vjosa Osmani i shkruan LDK’së, kërkon t’i shoh votat me të cilat u shkarkua

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 15:53
 Vjosa Osmani i shkruan LDK’së, kërkon t’i shoh votat me të cilat u shkarkua

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani u ka dërguar letër kryesisë së LDK’së pas votimit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.

Në këtë letër, kryekuvendarja Osmani ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që t’ia dërgojnë dokumentacionin dhe rezultatin e shkarkimit të saj.

Tutje, Osmani ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion lista e plotë e anëtarëve të KP’së pasi që e njëjta sipas saj nuk është publikuar askund.

(Kosova Sot Online)